Zjarr i madh te Gjiri i Lalzit, digjet banesa dhe katër automjete (video)

Një banesë është djegur në Gjirin e Lalzit si pasojë e një zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, por fatmirësisht nga zjarri nuk ka dëme në njerëz. Pronari i banesës së ndërtuar me dru që u dogj është Fatmir Merkaj kurse Krisel Hoxha ishte qiraxhi.

Sipas të dhënave paraprake zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit pasi në njërën prej dhomave që shërbente edhe si magazinë është gjetur një bombol gazi dhe një gjenerator deklaroi për Report Tv shefi i zjarrfikëses së Durrësit.

Zjarri i përhapur me shpejtësi dogji orenditë dhe gjithçka. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa shtëllungat e tymit kanë mbuluar zonën e njohur mesditën e sotme.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja duke shuar flakët dhe parandaluar përhapjen në banesa të tjera. Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.