Zjarr në një lokal në Prishtinë

Një lokal është kapluar nga zjarri në rrugën “ Edit Durham” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për lajmi.net se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 09:00 është raportuar për një zjarr në një lokal në rrugën “ Edit Durham” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci.