Zjarret në Australi, deklarohet situatë emergjente për një javë

Kreu i New South Wales të Australisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për një javë, në përgjigje të kërcënimit të përshkallëzuar ndaj zjarreve që kanë kapluar këtë vend.

Temperaturat e larta dhe erërat e forta janë parashikuar për fundjavën, duke çuar në rrezik ekstrem të përhapjes së zjarrit.

Hjithashtu po përgatitet evakuimi i disa prej 4,000 personat e bllokuar nga zjarret në shtetin fqinj Victoria.

Që nga shtatori, zjarret kanë lënë të vdekur 18 persona dhe kanë shkatërruar më shumë se 1200 shtëpi nëpër NSW dhe Victoria.

Të paktën 17 persona mbeten të zhdukur pas zjarreve vetëm këtë javë.

Mijëra njerëz tashmë janë duke ikur nga një zonë e pushimeve turistike në New South Wales, gjë që po konsiderohet si zhvendosja më e madhe nga rajoni ndonjëherë.