Një shtëpi në fshatin Kuk të Dragashit mbrëmë është përfshirë nga zjarri dhe si pasojë janë konsideruar dëme të konsiderueshme materiale.
Mësohet se, zjarri ka filluar të dalë nga oxhaku i shtëpisë, për shkak të izolimit jo të mirë. Atij në ndihmë i dolën banorët e fshatit, të cilët kanë bërë përpjekje që të lokalizojnë dhe të fikin zjarrin që kishte kapluar kulmin e shtëpisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, por zjarrfikësit nuk kanë intervenuar për shkak se zjarri tashmë ishte lokalizuar nga fshatarët.
Sipas pronarit të shtëpisë, atij i janë shkaktuar dëme në vlerë rreth 10 mijë eurove.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Incident zjarri’.