Zjarri kaplon një ndërtesë në qendër të Shkupit

Zjarri ka shpërthyer në një ndërtesë në Qendër të Shkupit.

Njësiti i zjarrfikësve për momentin ka lokalizuar zjarrin në ndërtesën që gjendet në udhëkryqin mes rrugëve “Kliment Ohridski” dhe “Mitropolit Teodosij Gologanov”.

Nuk dihen ende shkaqet shpërthimit të zjarrit. Ndërkohë që raportohet se nuk ka person atë lënduar, por vetëm është shkaktuar dëm material.

Bulevardi ende vazhdon të jetë i bllokuar, ndërsa banorët qëndrojnë edhe më tej jashtë ndërtesës, shkruan Alsat-M.