Zjarri përfshin malin me pisha në Shëngjin, ushtria në ndihmë të zjarrfikëses (video/foto)

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme është aktivizuar që nga mbrëmë në pjesën e masivit malor të Shëngjinit.

Zjarri po përshkon malet shkëmbore dhe vitale të pjesës së njohur si ‘Rëra e hedhur’, porse nga ajo që raportohet nga ekipi i Njeshit në vendngjarje, momentalisht nuk rrezikon zonat e banuara dhe vendqëndrimet turistike.

Forcat e shuarjes po e kanë të pamunudur që këtë masë zjarri ta fusin nën kontroll, për çfarë edhe pritet që të aktivizohen repartet ushtarake. Njeshi do tju mbajë të informuar për rrjedhën e ngjarjes.