ZPS del me njoftim të ri për kufizim kontaktesh për Thaçin, Veselin dhe Selimin

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë që Trupi Gjykues i ka miratuar disa prej kërkesave të saj për kufizim të kontakteve për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi një sërë masash që kufizojnë kontaktet dhe komunikimet e tre prej të akuzuarve në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara – Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Trupi Gjykues ka miratuar disa prej atyre Masave”, thuhet në komunikatën e ZPS-së.

“ZPS-ja e ndërmori këtë hap si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë tek dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët”.