Zvicra i hapi shkollat fillore dhe të mesme të ulëta

Autoritetet zvicerane i kanë ndërmarrë një varg masash për t’iu kthyer zhvillimit normal të jetës pas pandemisë, përfshirë rihapjen e shkollave dhe restoranteve.

Nga sot në Zvicër janë rihapur shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, që do të thotë se mësimi do të vazhdojë për fëmijët deri në moshën 15-vjeçare, shkruan “The Guardian”.

Përpos shkollave, do të rihapen edhe dyqanet, muzetë, bibliotekat dhe restorantet, me kusht që ato t’i respektojnë disa masa parandaluese, siç është distanca fizike.

Megjithatë, sipas vlerësimit zyrtar të qeverisë, niveli i rrezikut nga koronavirusi në Zvicër mbetet në shkallën e jashtëzakonshme, që nënkupton se situata ende nuk i është kthyer normales.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Zvicra deri më tani i ka regjistruar 30 305 raste të infektimeve me Covid-19 dhe 1 833 viktima.