Zvicra, vendi më i mirë për të jetuar dhe punuar

Në listën e vendeve më të mira për jetesë, tashmë kryeson Zvicra, përcjell albinfo.ch.

Expat Explorer Survey ka renditur shtetin zviceran të parin në këtë listë, duke lënë prapa shtetet si Singapori, Kanadaja e Spanja.

Vitin e kaluar Zvicra ishte e teta në këtë listë, kurse epitetin e të parit e mbante Signapori, përcjell albinfo.ch.

Këtij vlerësimi i ka kushtuar një artikull edhe cnbc.com, me titullin “Ky vend i vogël europian është renditur si vendi më i mirë në botë për të jetuar dhe punuar”.

Në këtë artikull thuhet se standardet e larta të jetesës dhe pagat konkurruese, e bëjnë Zvicrën një ndër vendet më të mira për të banuar.

Ndërkaq, albinfo.ch ju sjell listën e dhjetë vendeve më të mira për jetesë, sipas këtijhulumtimi:

Zvicra

Singapori

Kanada

Spanja

Zelanda e Re

Australia

Turqia

Gjermania

Emiratet e Bashkuara Arabe

Vietnami