Klinaku: Lajçak e di se BE-ja do të dështojë si ndërmjetësuese në bisedime

Pas deklaratave të Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak i cili tha se Kosova duhet të ndryshojë kushtetutën në mënyrë që të themelohet Asociacioni, kanë reaguar edhe nga OVL e UÇK-së, transmeton Fokusi.info.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL–UÇK-së, Faton Klinaku tha se Lajçak e di se do të dështojë përsëri BE-ja si ndërmjetësuese në bisedime.

“Lajçak e di se do të dështojë përsëri BE-ja si ndërmjetësuese në bisedime, sepse ato janë mbajtur pa platformë të qartë dhe pa parime”.