Zyba ironizon me rezultatin e PSD-së, Krasniqi ia kujton se si ai qante për t’ia punësuar motrën

Një luftë virtuale ka nisur në mes kandidatëve për deputetë nga PSD dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje, dikur bashkëpartiakë.

Është Salih Zyba nga VV, ai që në llogarinë Facebook ironizoi me rezultatin që mori PSD në zgjedhjet e së dielës. Ai ndër të tjera tha se Shpend Ahmeti s’do të ketë vota të mjaftueshme as për deputet dhe nuk do të jetë as kryetar Prishtine, përcjellë Indeksonline.

Por, nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigjja e Frashër Krasniqit, nga PSD. Ky i fundit madje shkroi se Zyba dikur vinte në komunë duke qarë për t’ia punësuar motrën, e tani e luan rolin e gjykatësit suprem.