Zymberi: Shërbyesit civilë janë lënë anash krahasuar me sektorët e tjerë

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës Mursel Zymberaj, tha se sektori që ai përfaqëson ka qenë i lënë anash krahasuar me pagat e sektorëve të tjerë.

Zymberi në Edicionin Special në Klan Kosova tha se pagat e shërbyesve civilë kanë qenë shumë të ultë por në disa raste edhe denigrues.

Ai kërkoi që një koeficientë i pagës të jetë 130 euro.

“Sa i përket pagave, është lënë anash sektori i shërbimit civil në raport me sektorët e tjera, shëndetësisë, arsimit dhe fushave të tjera. Ne nuk kemi kërkuar barazi me pagat e tyre por kemi kërkuar drejtësi. Niveli i pagave në shërbimin civil ka qenë shumë i ultë dhe në disa raste edhe denigrues”, tha Zymberi.

“Po presim që ta dijmë se sa do të jetë niveli i koeficientit. Qeveria nuk ka dhënë detaje për këtë edhe pse në një rast ministrja e Arsimit ka zbuluar një detaj rreth tyre duke i komentuar pagat në sektorin e arsimit që si duket do të jenë 120 euro për koeficientë. Por ne në vërejtjet tona ne kemi kërkuar që një koeficient të paguhet për 130 euro”- theksoi ai.

I pari i Sindikatës së Shërbyesve Civil shtoi se ata janë kontribues të mëdhenj të ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Mursel Zymberi theksoi se është arritur të ndërtohet një administratë goxha profesionale.

Derisa gjatë ditës së enjte, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka dekretuar Ligjin e pagave në Sektorin Publik./Klan Kosova