Zyra në Suharekë lëshon diploma me vulë të Serbisë

Qendra për Aftësim Profesional “New Born Master” funksionon në Suharekë, lëshon dokumente me vulë të Serbisë.

Selinë e ka në Suharekë.

Emrin e biznesit e ka regjistruar në gjuhën angleze

Kurse diplomat e lëshuara nga kjo Qendër për Aftësim Profesional “New Born Master”, kanë vulën e institucioneve të Serbisë.

Ka kohë që kjo qendër, është funksionale në qytetin e Suharekës e që u jap mundësi të rinjve për punësim jashtë vendit.

Megjithatë me një kërkim në internet, del se një qendër për aftësim profesional me emër të njëjtë nuk ekziston as në Slloveni, e as në Serbi.

Një ekip i T7, pa u identifikuar si gazetarë kanë qëndruar në këtë qendër për të parë se si e njëjta funksionon.

Por, për të aplikuar këtu nuk ka nevojë as që të kryhet ndonjë kurs i organizuar nga ta.

Ata kërkojnë që klientët të sigurojnë vetëm një referencë që kanë punuar më herët, derisa diploma e kësaj qendre blihet me para.

Ndonëse duket se New Born Master nuk ekziston në Beograd, diploma e lëshuar në Kosovë ka vulë të Serbisë.

Ndërkohë në ARBK figuron se ky biznes është regjistruar në vitin 2006 dhe se kapitali është 2500 euro.

Veçse aktivitetet e biznesit janë prej ndërtimit, transportit, restorantit, kujdesit social e deri tek arsimi i mesëm teknik e profesional.

E duket se kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj, nuk është në dijeni për ketë.

Por i pari i Suharekës thotë se menjëherë do t’i dërgojë inspektorët në atë vend, për ta hetuar rastin.

Televizioni është interesuar për këtë çështje pas ankesave të disa banorëve të Suharekës.