Zyrtare/ Fridman Xhaferraj u vra në Korçë dhe më pas trupi i tij u hodh në rezervuar

25-vjeçari, Fridman Xhaferraj, është vrarë në Korçë dhe më pas trupi i tij është hedhur në rezervuarin e Gjancit.

Ky është konkluzioni zyrtar i organit të akuzës së qytetit juglindor.

Sipas prokurorisë Xhaferraj është larguar nga shtëpia në datën 22 maj, një ditë pas ndryshimit të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Neë datën 23 maj policia ka shkuar në shtëpinë e 25 vjeçarit për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë, por nuk e ka gjetur.

Vrasja në Korçë, 25-vjeçari nga Lushnja u dhunua dhe u vra me duar të lidhura, identifikohen autorët

I vëllai i ka deklaruar policisë që Fridmani është nisur për të punuar në Greqi me disa përsona të tjerë.

Burime të prokurorisë pohojnë se 25-vjeçari është vrarë për larje hesapesh.

Shkak për vrasjen dyshohet të jenë konfliktet e  mëparshme të viktimës.

Oranews.tv