Zyrtare: Kurti s’ia lëshon numrin “1” askujt, VV shkon pa bartës liste në zgjedhje

Vetëvendosje do të shkojë pa bartës të listës në zgjedhje.

Kjo është konfirmuar në mbledhjen e sotme të KQZ-së ku do të certifikohen përfundimisht listat e partive të kandidatëve për deputetë.

Vetëvendosje kësisoj ka vendosur që ta mbajë listën ashtu siç e ka pasur.

Po ashtu, të njëjtin vendim e ka marrë edhe Nisma, PDAK dhe AAK.

Nga KQZ kanë bërë të ditur se hapësirat e numrave të kandidatëve që nuk janë certifikuar do të hijezohen në atë formë që të mos ketë vota të shkuara huq dhe të mos shkaktohet konfuzitet.