ZYRTARE: Shaqir Totaj kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur zyrtarisht kandidatin e kësaj partie për kryetar të Komunës së Prizrenit.

Në fjalën e tij, Hoxhaj ka thënë se Prizreni është qyteti i dytë për nga rëndësia pas Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Ai nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj kryetarit aktual të Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, për të cilin ka thënë se as ai vetë nuk jeton në këtë qytet.

Hoxhaj ka bërë të ditur se kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune do të jetë Shaqir Totaj.