Kërkimet nën rrënojat e Thumanës vazhdojnë me qen

Nën rrënojat e pallateve në Thumanë kërkimet vijojnë. Nuk dihet nëse ka apo jo persona, por ekipet janë duke kërkuar me anë të qeneve të specializuar për gjetjen e trupave në situata të tilla.

Zona e Thumanës ishte një nga më të prekurat nga tërmeti, bashkë me Durrësin.

Deri tani numri i viktimave është në 49, ndërsa ministria tha në një njoftim se janë mbi 900 të lënduar.