Zyrtare: Shtyhet gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Speciale

Trupi Gjykues ka marrë vendim që gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të fillojë më 3 prill.

Vendimi vjen pas kërkesës së mbrojtjes së katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u parashtrua në pajtim edhe me prokurorinë.

Gjykimi do të nis në orën 09:00.

Prokuroria do të ketë jo më shumë se pesë orë kohë, mbrojtja e Selimit do të ketë 1 orë kohë, ajo e Thaçit do ketë 3 orë kohë, mbrojtja e Krasniqit do ketë 1 orë e gjysmë kohë teksa mbrojtja e Veselit do ketë kohë 45 minuta.

Gjithashtu, do ketë edhe pyetje të Trupit Gjykues.