Zyrtari i LDK-së i përgjigjet Albulena Haxhiut

Bajram Gecaj i LDK-së, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të VV-së,  në të cilat zgjedhjet përmenden si opsion.

Përmes një postimi në Facebook, Gecaj ka thënë se është bezdisësë kur zgjedhjet ambalazhohen në formë kërcënimi.

“Është tejet bezdisëse kur opsioni i zgjedhjeve të reja ambalazhohet në formë kërcënimi”, ka thënë ai Gecaj.

Reagimi i Gecajt vjen pas deklaratës së deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, e cila tha sot se zgjedhjet janë opsion nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në./Fokusi.info/