Zyrtari i Ministrisë së Integrimit Evropian që pati kontakt me Kurtin del negativ me Covid-19

Zyrtari i Ministrisë së Integrimeve që dyshohej se është i infektuar me koronavirus ka rezultuar negativ.

Për këtë shkak sot është vetilozuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me tërë stafin e tij.

Mirëpo zyrtari i dyshuar i MIE-së ka rezultuar negative me Covid-19.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu.

Sipas kësaj edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, mund të dalë nga vetizolimi.

Ai nesër mund të rikthehet në zyre për ta vazhduar punën.