Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 18, tek mbikalimi, pranë shkollës “Ali Sokoli”, në Prishtinë.
Në aksident është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Ngasësi i motoçikletës raportohet se është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.