Zyrtari i PDK-së: Shtyrja e zgjedhjeve në veri është kërkesë e Vuçiqit, s`duhet të pranohet

Ish-anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Betim Gjoshi, ka bërë me dije se shtyrja e zgjedhjeve në katër komunat veriore është kërkesë e presidenti serb Aleksander Vuçiq.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta pranojë këtë kërkesë.

Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të zbatojnë ligjet dhe ta sigurojnë ambient për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

“Shtyrja e zgjedhjeve në katër komunat veriore është kërkesë e Aleksandër Vuçiqit dhe Listës Serbe. Këtë kërkesë të tyre nuk duhet ta çojnë në vend Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Xhelal Sveçla. Kryeministri, Presidentja dhe Ministri i Brendshëm nuk po arrijnë të zbatojnë Kushtetutën e Kosovës për të siguruar ambient për zgjedhje. Fafkeqësisht, dështimi i tyre është me pasoja të mëdha për Republikën e Kosovës. Kryeministri, Presidentja dhe Ministri i Brendshëm duhet të japin përgjigje dhe përgjegjësi se përse nuk po kalon shteti i Kosovës në veri të Republikës së Kosovës?”, ka shkruar Gjoshi.