Zyrtari i VV-së: Pas çetnikëve në Mitrovicë disa mercenarë në Drenicë po brohorasin kundër Kryeministrit Kurti

Asamblisti i VV-së Egzon Azemi ka reaguar pasi Albin Kurti nuk u mirëprit në Skenderaj.

Ai i ka quajtur ‘mercenarë’ drenicasit që brohoritën kundër Kurtit.

“Pas qetnikve në Mitrovicë edhe disa mercenar në Drenicë po brohorasin kundër Kryeministrit të ardhshëm. Të gjitha këta bashkë në Kosovë janë fare pak. Në Serbi sigurisht janë më shumë’, shkroi Azemi në Facebook.

Shkrimi i plotë i Azemit në Facebook:

Pas qetnikve në Mitrovicë edhe disa mercenar në Drenicë po brohorasin kundër Kryeministrit të ardhshëm. Të gjitha këta bashkë në Kosovë janë fare pak. Në Serbi sigurisht janë më shumë.

Bizneset e lidhura me Serbinë po rrezikohen nga ndryshimet politike, prandaj agjenda e Beogradit po përputhet me atë të PDK-së.

Por kot e keni, sepse KREJT kanë vendosur DREJT!