Gruaja nga Gjakova tenton të vrasë veten me lëndë djegëse

Një grua në Gjakovë ka marr plagë nga zjarri pasi dyshohet se tentoi t`i vë vetes flaken më anë të një lënde djegëse.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Kallxo.com bëri të ditur se e njëjta është dërguar në QKUK për trajtim.

“Sot në fshatin Ramoc-Gjakovë është raportuar se viktima, femër e moshës madhore dyshohet se i ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse. E njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Tutje, ai bënë të ditur se Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Vetëvrasje në tentativë”.