Ambasadorët e Kosovës me videomesazh, falënderojnë shtetet që kanë mbështetur Kosovën (Video)

Kosova feston 11 vjetorin e Pavarësisë.

Për nder të kësaj dite, ambasadorët kosovarë nëpër shtetet e botës, përmes një video të përbashkët kanë falënderuar partneritetin me vendet të cilat ndihmuan dhe njohën Kosovën shtet.

Në video, në gjuhët e shteteve ku e përfaqësojnë Republikën e Kosovës, ambasadorët flasin për mbështetjen strategjike të atyre vendeve ndaj Kosovës.

Ju sjellim videon e realizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.