Plagosja e dyfishtë në Pejë, policia arreston të dyshuarin

Mesditën e datës 10 tetor të këtij viti, dy persona ishin plagosur me armë zjarri në qendër të Pejës.

Të plagosurit ishin dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Pejës me një veturë civile ndërsa të dyshuarit kishin ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“Lidhur me rastin, me 27 tetor gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe dy karikatorë me 10 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.