Cilët janë dy profesionet më profitabile në Kosovë dhe botë?

Në bazë të statistikave të Bankës Botërore, sektori i patundshmërive dhe ai ndërtimor përbëjnë rreth 25% të bruto produktit vendor të Kosovës.

Sektori ndërtimor dhe ai i patundshmërive është dëshmuar si sektori më i fuqishëm në Kosovë gjatë viteve të fundit.

Sipas Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, rreth 50 milionë euro është vlera e investimeve të huaja në sektorin e patundshmërisë në Kosovë vetëm në vitin 2017.

Edhe Donald Trump presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës para se të bëhej president ka qenë zhvillues dhe menaxher i patundshmërive.

Në anën tjetër, sektori i energjisë në Kosovë paraqet përparësinë konkurruese të Kosovës. Sektori i energjisë është burim kyç për zhvillimin e ardhshëm ekonomik të Kosovës.

Gjithashtu në fushën e efiçiencës së energjisë ka disa projekte të mbështetura financiarisht nga donatorët ndërkombëtarë, duke përfshirë por jo edhe duke u kufizuar me EU, Banka Botërore, kfW, UNDP, GIZ dhe EBRD, në total duke i tejkaluar 100 milionë euro.

Ndërsa në botë tregu i ndërtimeve dhe i energjisë kap shifra të triliona dollarëve.

Për t’u bërë pjesë e kësaj industrie që qarkullojnë shifra marramendëse të parave e keni mundësinë nëpërmjet të shkollimit të cilin e ofron Kolegji ESLG në programet më unike në Kosovë dhe rajon siç janë Menaxhimi i Patundshmërive niveli bachelor dhe master.  Menaxhimi i Energjisë niveli bachelor.

Responsive image

Për t’u bërë edhe më shumë konkurrues në Kolegjin ESLG duke studiuar në Kosovë merrni diplomën direkt nga një prej universiteteve të mirënjohura në Slloveni New University nga Nova Gorica. Kjo diplomë njihet në tërë shtetet e Bashkimit Evropian dhe është e validuar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit.

Bëhuni pjesë e këtyre industrive duke zgjedhur profesionin tuaj profitabil në Kolegjin ESLG në: 

eukos.org/diploma ose eukos.org/energjia