Kremtohet ditëlindja e Hamzë Jasharit

Familja Jashari nga Prekazi i Skënderajt ka kremtuar ditëlindjen e 68-të të dëshmorit të kombit Hamzë Jasharit, si dhe ditën e gjimnazit “Hamzë Jashari” që mbanë emrin e dëshmorit.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur Bekim Jashari, djali i të ndjerit Hamzë Jashari dhe Kryetari i Komunës së Skënderajt në një postim në rrjetin social “facebook”.

Ja postimi i plotë i Bekim Jasharit:

“Sot, po shënojmë ditëlindjen e 68-të, të Babait tim 
Po shënojmë ditën e shkollës së Gjimnazit ‘’Hamëz Jashari’’, në këtë shkollë ku mësuan Babai dhe Axhi im, dhe shumë figura tjera që më vonë u bënë personalitete të njohura.
Urime Baba ditëlindjen!
Urime dita e shkollës, nxënës të Gjimnazit ‘’Hamëz Jashari’’.