Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 1.027 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

03 Prill Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 49 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.698 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 820.678 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 100.224 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 1.027 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.860.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 555.