Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe do të jetë pak më ftohtë. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu ose fjollë bore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët. Në disa rajone priten riga të dobëta shiu, respektivisht fjolla dëbore në viset kodrinore-malore.

Ditëve të ardhshme pritet mot i ngjashëm, me vranësira, ndonjë interval kohor me diell. Rrallë në disa rajone pritet ndonjë rigë shiu ose fjollë dëbore. Temperaturat do të shënojnë ulje.

Nga e marta do të jemi nën ndikimin e masave ajrore stabile anticiklonike. Mëngjeset do të jenë me ngrica dhe me mundësi për mjegull nëpër lugina ndërsa ditët kryesisht stabile dhe me ngritje graduale të temperaturave./Meteoballkan