Kryetari i Prishtinës kërkon nga Ministria e Financave mjete financiare shtesë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes profilit të tij në facebook ka njoftuar se Komuna e Prishtinës i ka bërë kërkesë Ministrisë së Financave që t’i lejohet financimi i trupës së aktorëve në Teatrin e kryeqytetit.

Në kërkesën dërguar Ministrisë së Financave, Komuna e Prishtinës kërkon që ta rrisë numrin e të punësuarve në Tetarin e Prishtinës për 20 artistë shtesë.
“Teatri i qytetit duhet të ketë trupën rezidente në përputhje me ligjin. Më 13 mars kemi dërguar kërkesën në Ministrinë e Financave që të na lejohet financimi i trupës rezidente sipas kërkesës së aktorëve të Prishtinës. Kryeqyteti duhet ta ketë teatrin funksional”, ka shkruar Ahmeti.