Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri nderohet me titullin “Qytetar nderi” i qytetit Norwalk (IOWA) të SHBA-së

Në një ceremoni solemne ku krahas flamurit te SHBA është ngritur edhe flamuri i shtetit të Kosovës, qyteti i Norwalk në Iowa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka akorduar kryetarit të Vushtrrisë Xhafer Tahiri titullin “Qytetar Nderi” dhe i është dhënë “Çelësi i Qytetit të Norwalk” nga kryetari Tom Phillips.

Ky titull i është akorduar kryetarit Tahiri me motivacionin për avancimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Iowa-së, konkretisht marrëdhënieve në mes të qytetit të Vushtrrisë dhe atij të Norwalk-ut.

Ndarjen e këtij titulli, në këtë ceremoni kryetari Tahiri e ka vlerësuar edhe për raportet shumë të mira mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan.

“Ndjehem fort i nderuar e krenar për miqësinë tonë me popullin dhe qeverinë amerikane. Mikëpritja nga kryetari Tom Phillips, I tërë stafi i tij dhe nga qytetarët e Norwalk ishte e jashtëzakonshme. Faleminderit! Titulli i dhënë është nderimi më i lartë për mua, për tërë qytetin e qytetarët e Vushtrrisë dhe me obligon të punojë edhe me fort për thellimin e bashkëpunimit e partneritetit ne dobi të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Tahiri.