Pa fitues përfundon dueli Chelsea-Barcelona

Chelsea dhe Barcelona kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e parë të 1/8 të finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Stamford Bridge.

Ishte një gjysmë e parë e dominuar nga mysafirët sa i përket posedimit të topit dhe përpjekjeve për të shënuar, mirëpo rastet më të mira i patën vendasit, ku lojtari i Chelsea-t Willian goditi dy herë shtyllën në pjesë të parë.

Pas dy përpjekjeve në pjesën e parë, Willian në pjesën e dytë u tregua i saktë. Ai pranoi një top nga Hazard, dhe shënoi gol (62′).

Sidoqoftë, gëzimi i tifozëve vendas u ndërpre në minutën e 75-të nga lojtari më i mirë i Blaugranëve, Lionel Messi. Mirëpo, arkitekt i këtij goli ishte Andres Iniesta, i cili e rrëmbeu topin dhe e nxori në rast fantastik argjentinasin, ndërsa i nuk fali.

Ndeshja e kthimit mes këtyre rivalëve zhvillohet më 14 mars në stadiumin Camp Nou.

Fotografia e Chelsea Football Club