Kosova – Zvicra, në këto kanale televizive do të transmetohet ndeshja

Përfaqësuesja e Kosovës sot do të përballet me kombëtaren e Zvicrës.

Ndeshja është e vlefshme për kkualifikimet e Kampionati Evropian “Euro 2024”, dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje do të transmetohet në televizionin Klan Kosova, si dhe përmes platformës Digitalb, në kanalin Supersport3.