Manchester United kualifikohet në finale të Europa League, eliminon Romën

Manchester United ka arritur finalen e Europa League.

“The Red Devils” nuk qëndruan duarkryq dhe iu desh të punonin për të marrë një rezultat sado pak të mirë në këtë takim.

Fillmisht Cavani shënoi në min 39’. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e United.

Por, në pjesën e dytë, “Giallorossët” arritën të rikthejnë avantazhin në favorin e tyre.

Dzeko shënoi në min 57’ i ndjekur nga Cristante min 60’.

Cavani shënoi sërish në min 68’ për të barazuar gjithçka.

Por ishte futbollisti i ri, Zalewski i cili shënoi gol në min 83’ për ti dhënë avantazhin Romës.

Rezultati përfundimtar, AS Roma 3-2 Manchester United.

Megjithatë, United kualifikohet pasi ka shënuar gjithsej tetë gola në dy takime.