​Përleshje me armë në rrugën “Zahir Pajaziti”

0
1132

Policia e Pejës bën të ditur se dje në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë 2 Dy të dyshuar kanë sulmuar njëri – tjetrin si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kishin mes veti, ku njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Policia lidhur me rastin ka arrestuar gjithsej gjashtë persona të dyshuar dhe ka konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe shtatë fishekë si dhe lejen e armës të cilën e kishte pas njëri prej të dyshuarve.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar edhe një gëzhojë e fishekut, ndërsa me vendim të prokurorit, tre të dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje dhe tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress/