Komuna e Kosovës që ka mbetur qe dy muaj pa autoambulancë (video)

Për dy muaj një autoambulancë ka qëndruar në oborrin e Kuvendit Komunal të Novobërdës.

Por, automjeti që është pronë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, është jashtë përdorimit, për shkak të defekteve.

Kjo autoambulancë këtë të enjte u dërgua për riparim.

Deri tash nevojat e kësaj qendre janë kryer me vetura të tjera.

“Jemi shërby me automjete të Kuvendit Komunal të Novobërdes”, thotë mjeku i QKMF’së.

Gjithashtu, mjeku tregon se kanë qenë tri raste kur nevoja për autoambulancë ka qenë e domosdoshme.

“Në një rast jemi detyruar që të shkojmë dhe të kthehemi me veturë të policisë. Ka qenë një rrahje e një pacienti. Pastaj një rast tjetër ku pacienti ka pasur një frakturë të komplikune”, ka thënë mjeku.