​Arrestohen dy persona për prostitucion

Janë arrestuar dy persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale mundësim apo detyrim në prostitucion.

Të dy personat janë arrestuar të hënën në Çagllavicë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të arrestuarve iu janë sekuestruar dy telefona celular.

“Pas një pune hetimore janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur, nga të dyshuarit janë sekuestruar dy telefona celular. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.