Tri familje izolohen në Klinë, kishin kontakt me shtetasen italine

Tri familje janë vendosur në karantinë pasi dyshohet se kanë pasur kontakt me njërin prej të infektuarve me koronavirus.

Lajmi është  konfirmuar nga Qendra Kryesore Familjare në Klinë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, theksoi se nga dy rastet e konfirmuar, njëra ishte shtetase italiane.

Ajo qe disa ditë po qëndronte në qytetin e Klinës. Italianja po qëndron në Kosovë qe disa ditë dhe punonte në një kamp të Caritas-it.