​Arrestohen dy serbë pasi kaluan ilegalisht kufirin

Policia Kufitare ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë në fshatin Banjë të Zubin Potokut për kalim të paautorizuar të kufirit.

Ata dyshohet që me veturën kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Sipas policisë, në veturë janë gjetur edhe mallra pa dokumentacion përkatës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa mallrat i janë dorëzuar doganës për procedurë të mëtutjeshëm.