​Deputetja e PDK-së pyet Kurtin se a do të raportoj në Kuvend për takimin me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ftohet që të raportoj para deputetëve të Kuvendit për takimin e parë të tij për dialogun Kosovë-Serbi.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi thotë se është përgjegjësi shtetërore dhe morale ndaj qytetarëve që kryeministri të tregojë në detaje për takimet që kishte në Bruksel.

“Disa ditë në Bruksel, disa takime atje, por kryeministri ende në heshtje. Pyetja ime për kryeministrin është se a do të raportojë në Kuvend për takimin me Vuçiqin dhe kur do të ndodhë kjo? Është përgjegjësi shtetërore dhe morale ndaj qytetarëve qe kryeministri të tregojë në detaje për takimet në Bruksel, e jo që gjithçka të tentojë të përmbyllë me një status të vetëm në Facebook”, ka shkruar Musliu-Shoshi.