Ish-ministri: Çmimi i naftës ishte i kurdisur, kompanitë kanë rezerva deri në 3 muaj

Ka dyshime që rritja e menjëhershme e çmimit të naftës nënkupton që kompanitë mund të merren vesh që ta rrisin çmimin pa ndikuar direkt te to.

Ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, tha se çmimi i naftës ishte i kurdisur dhe se kompanitë kanë rezerva deri në tre muaj.

Mulaj, në një intervistë për Kiks Kosova ka thënë se gjatë mandatit të tij kishte hartuar Ligjin për Naftën, i cili do ta vinte këtë sektor më tepër nën llupën e institucioneve shtetërore.

Sipas tij, nafta që do të dilte jocilësore me automatizëm do të duhej të konfiskohej, por asnjëherë nuk është përkrahur një gjë e tillë as nga politika, as nga organet gjegjëse.