​Hidhet shorti i Kupës së Mbretit, këta janë kundërshtarët e Barcelonës dhe Realit

Reali i Madridit dhe Barcelona njohin kundërshtarët për fazën e 1/8-ave të Kupës së Mbretit.

Kampionët në fuqi të Spanjës në këtë fazë do të kenë përballë një ekip po nga La Liga, Leganes, ndërsa klubi mbretëror do të sfidohet nga Real Zaragoza, një nga skuadra më në formë të La Liga2.

Një përplajse e nxehtë është edhe Real Sociedad Osasuna, ndërsa skuadra që turpëroi Atleticon e Madridit, Cultural Leonesa do të tentojë të përsërisë mrekullinë edhe ndaj Valencias. Kjo është tabelë me 8 çiftet e e përcktuara nga shorti.

Të gjitha përballjet e kësaj fazë do të luhen nga data 28 deri më 30 janar.