​Luftë në burg për shkak të ndeshjes së futbollit, 16 të vdekur

Në një përleshje që shpërtheu në një burg në veri të Meksikës, 16 të burgosur u vranë dhe pesë u plagosën, thanë zyrtarët.

Përleshja shpërtheu në orën 2.30 pasdite me kohën lokale në burgun e shtetit meksikan të Zacatecas, me media lokale që raportojnë se rasti kishte të bënte me një ndeshje futbolli.

Ministria e Sigurisë Publike nuk komentoi mbi shkakun e përleshjes, por tha në një deklaratë se situata e burgut tani është nën kontroll dhe se emrat e të vrarëve do të bëhen të ditur.

Pas një zënke, te njëri prej të dënuarve u gjet një armë. Në kërkime shtesë të policisë u gjetën edhe tre armë dhe lloje të ndryshme të thikave.