​Lutfi Haziri: Kryeministri kalon nëpër zyre të LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se kjo parti do t’i gëzohej një qeverisjeje të suksesshme të Albin Kurtit.

Mirëpo, ai ka thënë se “emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së, sepse VV s’mund ta bëjë qeverinë e vetme. Kemi nevojë për qeverisje të mirë si për ajër në Kosovë. Mirëpo një gjë duhet ditur, emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së”, ka thënë Haziri në RTV Dukagjini.

“Duhet ditur që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme, sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk po e mundëson këtë. Kryeministri kalon nëpër zyre të LDK-së”, ka theksuar ai.

“Në mbledhje të parë të qeverisë, kryeministri merr një vendim, por ai e merr vendimin me kabinetin qeveritar. Kryeministri nuk merr vendime vetë, vendimet janë kolektive, kërkohet koncenzus”, ka deklaruar Haziri.

Tutje, Haziri ka thënë se Albin Kurti mund t’i shkarkojë ministrat e LDK-së pa lejen e saj.