Komuna e Skënderajt del me reagim: Për herë të parë u përjashtuam nga organizimi i Epopesë së UÇK-së

Komuna e Skenderajt, ka dalur me një reagum publik, duke bërë të ditur se janë përjashtuar nga Këshilli Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së që mbahet me 5, 6 dhe 7 mars.

Sipas Komunës, është hera e parë që kjo po ndodh nga niveli qendror. Aty theksohet se vitet e kaluara ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshem ndërmjet pushteteve për t’a organizuar sa më mirë Epopenë.

Megjithatë, Komuna ka bërë të ditur poashtu se do të publikojnë një agjend me organizimet vetanake të Komunës, në lidhje me Epopenë.

Reagimi i plotë:

Sqarim për opinionin rreth organizimit të Epopesë së UÇK-së

Me keqardhje njoftojmë qytetarët dhe opinionin publik se është hera e parë që Komuna e Skenderajt përjashtohet nga Këshilli Organizativ për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mbahet me 5, 6 dhe 7 Mars, me aktivitete të ndryshme në Prekaz dhe në qytetin e Skenderajt, pra në territorin administrativ të komunës së Skenderajt.

Komuna e Skenderajt gjithmonë ka qenë pjesë e organizimit të Epopesë dhe me punë, angazhim e përgjegjësi të lartë ka kryer detyrat e saj për mbarëvajtjen sa më të mirë gjatë gjithë viteve të kaluara, duke treguar bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha qeveritë qendrore nën patronatin e të cilave organizohet ky shënim.

Epopeja e UÇK-së është ndër ngjarjet më madhështore e cila gjithmonë dhe çdoherë ka personifikuar unitetin, afrimin dhe mirëkuptimin e të gjithë shqiptarëve dhe asesi përqarjen e përjashtimin.

Përkundër kësaj, Komuna e Skenderajt do të vazhdojë që këtë ngjarje ta shënojë me aktivitete të shumta sipas agjendës zyrtare, e cila do të publikohet të premten në faqen zyrtare të Komunës, në rrjete sociale dhe në media.

Dje kanë reaguar poashtu edhe Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së: Ndërrimi i logos reale dhe dizajnimi i logos me figura si në filmat e vizatuar, e papranueshme