​Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash në Shqipëri. Në orët e mesditës dhe pasdites do të ketë shtim të vranësirave.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët do të ketë pranë zonave kodrinore dhe malore të cilat do të marrin edhe formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike, raporton Atsh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë celsius.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-5 m/sek duke u pasuar nga një valëzim i forcës 0-1 ballë.