Pas Ramës, Kurti pritet nga Meta

Pas takimit dhe konferencës me kryeministrin Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pritur në takim nga presidenti shqiptar Ilir Meta.

Kurti do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Më pas, ai do të pritet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili do ta nderojë atë me një çmim.

Kryeministri kosovar nuk do të largohet nga Tirana pa u takuar edhe me liderin e opozitës, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën.

Kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur që vizitën e tij zyrtare jashtë Kosovës ta bëjë në Shqipëri.