Isa Mustafa reagon ashpër kundër Devollëve, sulmon instititucionet e udhëhequra nga partia e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar ashpër kundër raportimeve mediale për çmimet 200 euro në laboratorin e licensuar nga Ministria e Shëndetësisë për të testuar njerëzit që dyshojnë se mund të jenë infektuar me Covid-19.

Aia ka shkruar se Covid-19 nuk është një e mirë luksi dhe se nuk duhet të diskriminohen ata njerëz që nuk kanë para – duke i dalë kundër kësisoji Ministrisë së Shëndetësisë e cila e kishte arsyetuar çmimin dje me deklaratën se “rezultati i testimit dilte për 45 deri në 60 minuta”.

Sidoqoftë, Mustafa ka kërkuar që përgjegjësit për rastin e rritjes së çmimeve të mbajnë përgjegjësit që iu takojnë.

Ai ka kritikuar institucionet që udhëhiqen po nga partia e tij duke thënë se duhen marrë veprime që të eliminohet diskriminimi ndaj qytetarëve.

Statusi i plotë:

Virusi Covid-19 nuk është një e mirë luksi, që përballohet dhe konsumohet nga ata që kanë para. Është një fatkeqësi me të cilën po bërballen qytetarët, pa dallim.
Prandaj askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve. Në vend të arsyetimeve, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit, qofte me çmime të larta të pabaza, çoftë me marrëveshje të fshehta të eliminimit të konkurrencës, të atyre që janë licencuar. IM