​Ragmi Mustafa rizgjedhet kryetar i PDSH-së

Kuvendi i shtatë zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Preshevë ka rizgjedhur në krye të kësaj partie Ragmi Mustafën.

E ky i fundit në një postim në Facebook ka falënderuar delegatët e Kuvendit për mbështetjen e tyre në rizgjedhjen për kryetar të PDSH-së.

“Është hera e dytë që në PDSH dhe vetëm në PDSH që ndodhin zgjedhje në sistem garash me dy kandidatë. Me këtë vlerësoj guximin në PDSH për kandidime por aq më tepër mendimin ndryshe të delegatëve. Nga sot PDSH konfirmon demokracinë e vërtetë politike dhe respektimin e mendimit ndryshe brenda subjektit politik”, ka shkruar Mustafa i cili në këto zgjedhje për kundërkandidat kishte Ilir Sadriun.

Ndryshe, Ragmi Mustafa është kryetar i PDSH-së që nga viti 2003.